“Kush do të punojë më pak, me leje të veçantë”/ Gjermania ndryshon rregullat?!
Fraksioni i biznesit në Partinë Kristiandemokrate të Gjermanisë (CDU), që përfaqëson ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ka propozuar që të hiqet e drejta ligjore për të punuar me orar të pjesshëm. Sipas këtij grupi, kush dëshiron të punojë më pak orë duhet të marrë leje të veçantë. Tani për tani, çdo punonjës në ekonominë më të madhe të Europës ka të drejtë të punojë me orar të pjesshëm, një mundësi që përdoret shpesh nga gratë për kujdesin e fëmijëve ose të të moshuarve. Kryetarja e fraksionit, Gitta Connemann, tha se ekonomia po përballet me mungesë punonjësish të kualifikuar dhe askush nuk duhet të ketë të drejtë ligjore për të punuar më pak orë për “arsye të stilit të jetesës”. Ky propozim pritet të miratohet...
Burimi:
javanews.al