Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Presidenti Trump: Ka disa kandidatë të mirë

Kush do e zëvendësojë udhëheqësin suprem të Iranit? Presidenti Trump: Ka disa kandidatë të mirë

Pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei në një operacion të përbashkët SHBA-Izrael, presidenti Donald Trump deklaroi se ekzistojnë disa “kandidatë të mirë” për të marrë drejtimin e Iranit. Në një intervistë telefonike për CBS News, Trump u shpreh se ka ide të qartë se kush po i merr aktualisht vendimet në Teheran pas vdekjes së liderit suprem, por refuzoi të zbulojë detaje. “E di saktësisht kush është, por nuk mund t’jua them”, tha ai. I pyetur nëse ka një person specifik që do të donte ta shihte në krye të Iranit, presidenti u përgjigj: “Po, mendoj se po. Ka disa kandidatë të mirë”. Megjithatë, ai nuk dha informacione të mëtejshme mbi identitetin e këtyre kandidatëve apo mbi mënyrën se si mund të zhvillohet tranzicioni...