Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos? Njihuni me djalin e birësuar të bosit të bosit të drogës

Kush do e drejtojë kartelin pas vdekjes së El Menchos? Njihuni me djalin e birësuar të bosit të bosit të drogës

Të paktën 60 persona janë vrarë në një valë dhune që ka shpërthyer në 20 shtete në Meksikë pas vdekjes së Nemesio Oseguera, i njohur si “El Mencho”, udhëheqësi i kartelit Jalisco New Generation (CJNG). Operacioni ku u ekzekutua  “El Mencho” u zhvillua në zonat më të shtrenjta dhe ekskluzive të banimit të shtetit Jalisco, në Tapalpa. Qeveria meksikane njoftoi të martën në mbrëmje se situata e sigurisë në shtet tani është stabilizuar. Megjithatë, pas vrasjes së Nemesio Oseguera, kanë filluar spekulimet se kush do të marrë përsipër frenat e kartelit, dhe duket se kandidati kryesor për këtë pozicion është një burrë i lindur në Kaliforni. Sipas New York Post, Juan Carlos Valencia Gonzalez është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë përsipër organizatën kriminale....