Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!
Irani nuk pritet të dorëzohet, por nga ky konflikt do të dalë shumë më i dobët ushtarakisht. Ky ishte përfundimi i analizës së bërë në emisionin “Bota Report” në Report TV, ku u diskutua për luftën në Iran përplasjen me SHBA-të dhe ndikimin e energjisë në këtë konflikt. Sipas analistit Alban Daci, edhe nëse lufta mbyllet me një marrëveshje, revolucioni islamik dhe struktura e republikës islamike do të mbeten. Megjithatë, Irani pritet të humbasë kapacitetet ushtarake që e kanë bërë një faktor të rëndësishëm në rajon. “Kjo luftë është e destinuar të përfundojë shpejt, me një paqe të përkohshme. Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte të Iranit. Irani ka mbaruar. Sot nuk ka marinë detare, nuk ka forca ajrore pra ushtarakisht ka përfunduar. Problemi...
Burimi:
javanews.al