“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

“Kuptova shpejt se nuk kishe kohë të duhur”, supermodelja ndan betejën e heshtur për shëndetin

Supermodelja Anok Yai po përballet me një sfidë të rëndë shëndetësore. Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se ka mësuar që ka lindur me një defekt në mushkëri. Në disa foto e video të postuara nga spitali, Anok thotë se e la situatën pas dore duke u përpjekur të gjente kohën e duhur. Përkeqësimi i shëndetit e bëri të kuptonte se nuk ka të tillë. “Përgjatë vitit jam përballur me këtë betejë të heshtur. Zbulova rastësisht se kam një defekt të lindur që e stërmundon zemrën time dhe po shkatërron ngadalë mushkëritë. Ajo që nisi si diçka asimptomatike për pjesën më të madhe të jetës sime u shndërrua në një kollë të zgjatur që u kthye në dhimbje në kraharor, kollitje me gjak...