Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

Kupa “Ambasadori” synon promovimin e pingpongut dhe promovimin e talenteve të reja

Në Tiranë u zhvillua Kupa “Ambasadori” në pingpong, një aktivitet sportiv për grupmoshat deri në 25 vjeç, ku morën pjesë rreth 50 sportistë nga klube të ndryshme të vendit, të ndarë në dy kategori konkurrimi, shkruan “ATSH”. Në kategorinë deri në 15 vjeç, fituese për vajza u shpall Ana Kokoneshi e Elbasanit, ndërsa për meshkuj triumfoi Etjen Qoshja i Tiranës. Ndërkohë, në kategorinë deri në 25 vjeç, titullin kampione për vajza e fitoi Samanta Agolli e Teutës, ndërsa për meshkuj u shpall fitues Kejdi Kalaja i Tiranës. Aktiviteti u ndoq nga afër nga ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Pang Chunxue, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, si edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Pingpongut, Krenar Dila. Kupa “Ambasadori” synon promovimin...