“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

“Kujdes me armët që i jepni Tajvanit”, zbardhet telefonata Xi – Trump

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, i ka kërkuar presidentit amerikan Donald Trump që Shtetet e Bashkuara të tregohen “të kujdesshme” në furnizimin me armë të Tajvanit, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të mërkurën. Sipas mediave shtetërore kineze, Xi e ka cilësuar çështjen e Tajvanit si “problemin më të rëndësishëm” në marrëdhëniet Kinë–SHBA, duke theksuar se Pekini e konsideron ishullin si pjesë të territorit të tij dhe është i vendosur të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial. Nga ana e tij, Trump e përshkroi bisedën si “të shkëlqyer” dhe “të gjatë e të thelluar”, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira personale dhe institucionale mes dy vendeve. Ai bëri të ditur se u diskutuan edhe tema të tjera si lufta në Ukrainë, situata në...