Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Kuba reagon pas deklaratave të Trump: SHBA po kërcënon paqen dhe sigurinë me sjellje kriminale dhe të pakontrolluar

Ministri i Jashtëm kubanez, Bruno Rodriguez në një postim në platformën X ka deklaruar se Kuba nuk ka marrë kompensim për shërbimet e sigurisë që i ka ofruar ndonjë vendi tjetër. Ai shtoi se Kuba ka të drejtë të importojë karburant nga çdo vend që është i gatshëm ta eksportojë atë. Rodriguez akuzoi Shtetet e Bashkuara për shfaqjen e sjelljes kriminale që kërcënon paqen botërore. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Kuba duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, duke paralajmëruar se vendi nuk do të marrë më naftë apo para. “Kuba nuk merr, dhe as nuk ka marrë ndonjëherë, kompensim monetar ose material për shërbimet e sigurisë të ofruara për ndonjë vend. Ndryshe nga SHBA-të, ne nuk kemi një...