Kuba: “Po” dialogut me SHBA-në, por nuk diskutojmë për ndryshimin e regjimit
Kuba thotë se është gati për dialog me Shtetet e Bashkuara, por e bën të qartë se nuk ka ndërmend të diskutojë ndonjë ndryshim në sistemin e saj politik. Kjo u theksua të mërkurën në një intervistë me CNN nga zëvendësministri i Jashtëm i vendit, Carlos Fernandez de Cosio, në një kohë kur administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump po intensifikon presionin mbi Havanën, duke lënë të hapur skenarë të ndryshimit të regjimit. “Ne nuk jemi gati të diskutojmë sistemin tonë kushtetues, ashtu siç supozojmë se Shtetet e Bashkuara nuk janë gati të diskutojnë sistemin e tyre kushtetues, sistemin e tyre politik apo realitetin e tyre ekonomik”, tha Carlos Fernandez de Cosio. Deklaratat e tij vijnë disa ditë pas deklaratave të Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, i cili kishte deklaruar se Shtetet...
Burimi:
vizionplus.tv