“Kuba e gatshme të bjerë”, Trump paralajmëron edhe Kolumbinë: Qeveriset nga një njeri i sëmurë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar homologun e tij kolumbian, Gustavo Petro, pas arrestimit të udhëheqësit të Venezuelës nga autoritetet amerikane. Ai paralajmëroi gjithashtu edhe Kubën, duke deklaruar se qeveria atje ka gjasa të bjerë së shpejti. Këto deklarata të Trump, të bëra të dielën, erdhën pavarësisht protestave në rritje kundër arrestimit të Nicolás Maduros. Brazili, Kili, Kolumbia, Meksika, Uruguai dhe Spanja dënuan veprimin e SHBA-së, duke e cilësuar atë si një “precedent të rrezikshëm për paqen dhe sigurinë rajonale”. Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, Trump tha se Kolumbia dhe Venezuela ishin “shumë të sëmura” dhe se qeveria në Bogota (Kolumbi) drejtohej nga “një njeri i sëmurë që i pëlqen të prodhojë kokainë dhe ta shesë atë...
Burimi:
vizionplus.tv