Kuba akuzon Trump: SHBA synojnë të “mbysin” ekonominë tonë

Kuba akuzon Trump: SHBA synojnë të “mbysin” ekonominë tonë

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, akuzoi sot homologun e tij amerikan, Donald Trump, se po përpiqet të “mbysë” ekonominë e ishullit, në një kohë kur ndërprerjet e përditshme të energjisë elektrike po shtohen dhe radhët në pikat e karburantit po bëhen gjithnjë e më të gjata. Të enjten, presidenti i Shteteve të Bashkuara nënshkroi një dekret që parashikon se Uashingtoni “mund” të vendosë tarifa doganore, ende të papërcaktuara, ndaj vendeve që shesin naftë për Kubën, duke argumentuar se ishulli përbën një “kërcënim” për sigurinë kombëtare amerikane. “Me pretekste të rreme dhe pa asnjë argument real, presidenti Trump synon të mbytë ekonominë kubane duke vendosur tarifa ndaj vendeve që tregtojnë naftë me Kubën”, shkroi Díaz-Canel në platformën X. Dekreti rrit më tej presionin mbi Kubën, një...