Kryeministri izraelit: Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun! Ne do të vazhdojmë ta godasim
“Një armëpushim me Iranin nuk do të përfshijë Hezbollahun. Ne po vazhdojmë të godasim Hezbollahun,” tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, duke theksuar se sulmet ndaj grupit militant janë pjesë e një strategjie të vazhdueshme për të parandaluar kërcënimet ndaj Izraelit. Duke përshkruar sulmin e gjerë dhe vdekjeprurës të Izraelit ndaj Libanit gjatë ditës së sotme, lideri izraelit u tha gazetarëve: “Ne kemi goditur zona ku Hezbollah mendonte se ishte i sigurt. Ky është një mesazh i qartë se nuk do të tolerojmë aktivitete që kërcënojnë qytetarët tanë.” Siç kemi raportuar, bombardimet izraelite kanë shkaktuar një tragjedi të madhe civile, duke vrarë të paktën 254 persona deri më tani dhe duke plagosur më shumë se 1,165 të tjerë. Sulmet kanë prekur lagje të banuara dhe infrastruktura...
Burimi:
javanews.al