Kryeministri i Groenlandës sfidon Trumpin: Zgjedhim Danimarkën, jo SHBA-të
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, deklaroi se populli i tij do të zgjidhte Danimarkën mbi Shtetet e Bashkuara “këtu dhe tani”, nëse do t’u kërkohej të bënin një zgjedhje të tillë. Deklarata u bë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, dhe përbën qëndrimin më të fortë të shprehur nga një përfaqësues i territorit gjysmë-autonom danez që nga rinovimi i deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump për aneksimin e Groenlandës. Trump ka pohuar se SHBA-të duhet të “zotërojnë” Groenlandën për t’u mbrojtur nga Rusia dhe Kina. Shtëpia e Bardhë ka përmendur mundësinë e blerjes së ishullit, pa përjashtuar përdorimin e forcës për ta aneksuar atë. Danimarka, një tjetër anëtare e NATO-s, ka reaguar ashpër ndaj këtyre deklaratave. Kryeministrja Frederiksen paralajmëroi...
Burimi:
ntv.al