Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Nuk dëshirojmë të qeverisemi nga SHBA, zgjedhim Danimarkën

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar qartë se territori arktik nuk është për shitje dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Duke folur pas kryeministres daneze Mette Frederiksen, Nielsen theksoi se nëse Groenlanda do të duhej të zgjidhte, “do të zgjidhte Danimarkën mbi SHBA-të.”   “Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Groenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-të, nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-të, nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-ve. Ne zgjedhim Groenlandën që njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.”, tha Nielsen këtë të martë, citon The Guardian.  Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë daneze ka konfirmuar se Danimarka i ka ofruar mbështetje SHBA-ve në kapjen e një cisterne nafte që shkelte sanksionet amerikane. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje mbi natyrën e mbështetjes.  Ky informacion vjen në...