Kryeministri britanik takohet sot me Zelenskyn, edhe shefi i NATO-s në Londër
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet sot në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer me qëllim forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe industrisë ushtarake. Sipas qeverisë britanike, dy liderët pritet të bien dakord për një deklaratë të zgjeruar që synon prodhimin dhe furnizimin e përbashkët të dronëve dhe teknologjive të tjera ushtarake. Marrëveshja synon të thellojë bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve në një kohë kur siguria në rajon mbetet sfiduese. Në deklaratën e publikuar nga Downing Street thuhet gjithashtu se Britania e Madhe dhe Ukraina do të kërkojnë mundësi për të zgjeruar bashkëpunimin industrial dhe teknologjik edhe me vende të tjera partnere. Ndërkohë, në Londër pritet të mbërrijë edhe sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, i cili do të zhvillojë bisedime me Starmer dhe Zelenskyn...
Burimi:
vizionplus.tv