Kryebashkiaku i Minneapolis: Qyteti është “nën rrethim”, po përballemi me intimidim nga vetë qeveria
Minneapolis rrezikon të shndërrohet në një vatër shpërthimi tensioni. Kryebashkiaku i qytetit, Jacob Frey, ka folur hapur për një situatë “nën rrethim” dhe për “intimidim”, pas kërcënimeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të dërguar mijëra ushtarë federalë në qytetin e Minesotës. “Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që do të pushtoheshim nga qeveria jonë”, ka deklaruar Frey, duke përshkruar një skenar që, sipas tij, po bëhet gjithnjë e më real. Administrata amerikane po e përshkallëzon çdo ditë përplasjen. FBI u ka kërkuar agjentëve të saj të deklarojnë nëse janë të gatshëm të transferohen përkohësisht në Minneapolis. Sipas disa komentatorëve politikë, Trump synon të provokojë një reagim të dhunshëm për të shpallur gjendjen e emergjencës dhe për të ndërhyrë drejtpërdrejt në qytet, të cilin ai...
Burimi:
javanews.al