Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara
Situata aktuale në Ngushticën e Hormuzit është dëshmuar si një “sfidë e madhe” për industrinë globale të transportit detar, sipas Arsenio Dominguez, sekretar i përgjithshëm i Organizatës Ndërkombëtare Detare (IMO). “Rreth 20 mijë marinarë janë bllokuar në Ngushticën e Hormuzit dhe afro 2 mijë anije nuk mund të lundrojnë. Sa më gjatë të qëndrojnë këto anije aty, aq më shumë ekuipazhet vuajnë nga stresi, presioni psikologjik dhe lodhja, si dhe nga mungesa e furnizimeve të nevojshme për funksionimin e anijeve”, deklaroi Dominguez për Al Jazeera. Kreu i IMO-s theksoi se kompanitë e sigurimeve po refuzojnë të mbulojnë kostot apo dëmet, duke anuluar kontratat ose duke vendosur prime shumë të larta sigurimi. Aktualisht, një krizë humanitare në këto anije po shmanget falë ndihmës që ofrojnë vendet...
Burimi:
vizionplus.tv