Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit
Rusia po tenton të marrë një rol kyç në krizën e Lindjes së Mesme. Presidenti Vladimir Putin i ka ofruar Iranit ndërmjetësim për të arritur një marrëveshje me SHBA dhe Izraelin. Sipas Kremlinit, gjatë një telefonate me presidentin iranian Masoud Pezeshkian, Putin ka shprehur gatishmërinë për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje politike dhe diplomatike. “Putin theksoi se Rusia është e gatshme të lehtësojë përpjekjet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme”, thuhet në njoftimin e Kremlinit
Burimi:
javanews.al