Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit
Qeveria greke ka prezantuar skemën “Fuel Pass” për të kompensuar kostot e rritura të karburantit, të ndikuara nga kriza energjetike dhe tensionet ndërkombëtare. Programi synon të lehtësojë barrën ekonomike për shumicën e drejtuesve të mjeteve në vend. Sipas gazetës “Kathimerini”, skema parashikon, 50 euro për pronarët e makinave që jetojnë në territorin kontinental (pra, pjesa tokësore e Greqisë, jashtë zonave ishullore). 60 euro për banorët e zonave ishullore, ku kostot e transportit dhe furnizimit janë më të larta. 30 euro për pronarët e motoçikletave në territorin kontinental. 35 euro për motoçikletat në ishuj. Skema zbatohet për persona fizikë, përfshirë të vetëpunësuarit, me të ardhura vjetore deri në 25.000 euro për beqarët dhe 35.000 euro për çiftet e martuara, të rritura me 5.000 euro për secilin...
Burimi:
javanews.al