Kriza ekonomike godet industrinë gjermane, shkurtohen 120 mijë vende pune

Kriza ekonomike godet industrinë gjermane, shkurtohen 120 mijë vende pune

Kriza ekonomike godet rëndë industrinë gjermane. Si pasojë industria gjermane ka shkurtuar vende pune në shkallë të gjerë vitin e kaluar. Rreth 5.38 milionë njerëz ishin të punësuar në sektor afërsisht 124.000 më pak se një vit më parë. Kjo del nga një analizë e firmës konsulente EY, të cilën e citon Agjencia Gjermane e Lajmeve, DPA. Humbjet e vendeve të punës në industri ishin pothuajse dy herë më të larta se në vitin 2024, sipas studimit, i cili bazohet në të dhëna nga Zyra Federale e Statistikave dhe mbulon kompanitë me të paktën 50 punonjës. Më e goditur vitin e kaluar ishte industria e automobilëve e cila përballet me vështirësi. Ky sektor shkurtoi rreth 50.000 vende pune, ndërsa industritë kimike dhe farmaceutike patën një performancë...