“Kriza e naftës, më e keqja në histori”, Agjencia e energjisë jep alarmin: Do të preken më shumë vendet në zhvillim
Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit është më serioze se ajo e viteve 1973, 1979 dhe 2022 së bashku. Paralajmërimin e bëri Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë për gazetën franceze Le Figaro, ku shtoi se bota nuk ka përjetuar kurrë një ndërprerje të furnizimit me energji të një përmase të tillë. Ai tha se më të ekspozuara mbeten vendet europiane, Japonia, Australia por më të rrezikuara nga kjo krizë janë vendet në zhvillim që do të përballen me çmime më të larta edhe të ushqimeve dhe përshpejtim të përgjithshëm të inflacionit. Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë ranë dakord muajin e kaluar të lirojnë një pjesë të rezervave të tyre strategjike. Deklaratat e...
Burimi:
javanews.al