Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Një nga cisternat më të mëdha të naftës në botë, “Rong Lin Wan”, me gjatësi 250 metra, po lundron aktualisht përgjatë brigjeve të Afrikës Perëndimore. Kur të mbërrijë në portin e Roterdamit në Holandë, pasditen e 9 prillit, ajo pritet të jetë anija e fundit e mbushur me karburant për avionë që largohet nga Gjiri Persik me destinacion Evropën. Anija u nis më 26 shkurt nga Mina Al Ahmadi (Kuvajt), fillimisht drejt Maltës, dhe arriti të kalojë Ngushticën e Hormuzit pak para se ajo të bllokohej nga Irani. Pas saj, nuk pritet më asnjë furnizim me karburant aviacioni nga Lindja e Mesme drejt Evropës. Rreziku i mungesës së karburantit Ky zhvillim ka ngritur shqetësime serioze në industrinë ajrore evropiane. Sipas drejtuesve të linjave ajrore, nga...