Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Krishtlindjet/Urimet dhe kritikat e Trump: E majta radikale do të shkatërrojë vendin
Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh urimi për Krishtlindje. Megjithatë Trump edhe në këtë sezon festash, në mesazhin e tij ka shprehur kritika të ashpra për kundërshtarët e tij politikë. Trump i uroi ‘Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve’, duke thënë se këtu përfshij edhe “fundërrinat e së majtës radikale”. Me këtë mesazh tha ai i referohet demokratëve, të cilët ai i akuzon rregullisht për problemet e vendit. “Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve, përfshirë fundërrinat e së majtës radikale që po bëjnë gjithçka që munden për të shkatërruar vendin tonë, por po dështojnë keqas”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social. Në deklaratat e tij të përsëritura, Trump fajëson Demokratët për një sërë çështjesh, duke përfshirë gjendjen e ekonomisë, tensionet sociale dhe konfliktet ndërkombëtare....