Krim në familje në Itali, burri vret gruan e më pas tenton t’i japë fund jetës (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali. Mediat italiane raportojnë se 49-vjeçari Vincenzo Dongellini është arrestuar për vrasjen e gruas së tij, Valentina Sarto. Ngjarja ndodhi aps një sherri mes çiftit, fillimisht 49-vjeçari ka vrarë gruan e më pas ka tentuar t’i japë fund jetës. Ai është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor. Mes tyre kishte pas konflikte të herëpashershme. Ndërkohë autoritetet vijojnë hetimet për të hedhur më shumë dritë rreth ngjarjes së rëndë.
Burimi:
vizionplus.tv