Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Sulmi iranian ndaj bazës italiane në Kampin Singara në Erbil të Irakut, ka nxitur frikën e përfshirjes së mundshme të Italisë në konfliktin midis Iranit dhe aleancës SHBA-Izrael. Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Giuseppe Cavo Dragone, i cili ka qenë aktiv në teatrot e operacioneve të Lindjes së Mesme për vite me radhë, foli për këtë çështje. Spektri i një konflikti që mund të përhapet në Evropë duhet të përjashtohet, por në çdo rast, “nuk ka asnjë kërcënim që Perëndimi dhe NATO janë të paaftë ta adresojnë”, tha Dragone në një intervistë për median italiane La Reppublica. Ai thotë se “Perëndimi është në kundërshtim me Boshtin e së Keqes, pjesë e të cilit është Irani, gjë që përbën një sfidë për sigurinë tonë,...