Kostot e luftës në Iran jashtë çdo parashikimi

Kostot e luftës në Iran jashtë çdo parashikimi

Lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit vlerësohet se i ka kushtuar Uashingtonit 3,7 miliardë dollarë vetëm në 100 orët e para, ose pothuajse 900 milionë dollarë në ditë, kryesisht për shkak të shpenzimeve të mëdha për municione, sipas një studimi të ri. Një analizë nga organizata kërkimore me bazë në Uashington Center for Strategic and International Studies (CSIS) thekson koston kolosale të luftës, e cila hyri në ditën e saj të shtatë të premten, ndërsa Shtetet e Bashkuara sulmojnë Iranin me bombardues stealth dhe sisteme të avancuara armësh. Studiuesit Mark Cancian dhe Chris Park thanë se vetëm një pjesë e vogël e kostos së vlerësuar prej 3.7 miliardë dollarësh në 100 orët e para – ose 891.4 milionë dollarë në ditë, ishte...