Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Kosto e lartë e SHBA-ve nga lufta në Iran: Pajisje ushtarake të shkatërruara e miliarda shpenzime

Lufta e presidentit amerikan Donald Trump ndaj Iranit po i kushton SHBA-ve qindra miliona dollarë çdo ditë, dhe rreth një e dhjeta e kësaj shume është për pajisjet ushtarake të shkatërruara në konflikt. Humbjet e ushtarëve dhe pajisjeve amerikane janë të lehta krahasuar me luftërat ku palët janë më të barabarta, por shkatërrimi nga Irani i sistemeve të kushtueshme të radarëve ka lënë Uashingtonin më të cenueshëm, në rast të konflikteve të tjera, si prsh me Kinën. Që nga 28 shkurti, 13 amerikanë kanë humbur jetën në sulmet ndaj bazave amerikane, dhe më shumë se 300 janë plagosur. Elaine McCusker, bashkëpunëtore e lartë në American Enterprise Institute dhe ish-zyrtare e buxhetit të Pentagonit, vlerëson se kostoja e fushatës kundër Iranit ka qenë 22.3–31 miliard dollarë...