Zogaj: Pa largimin e Berishës nuk ka garë në PD, partia mund të rikthehet vetëm me lider të ri
Analisti Preç Zogaj, i ftuar në studion e emisionit “Trialog” nga Alba Alishani në RTSH 1, u shpreh se rikandidimi i Sali Berisha e bën të pamundur një garë reale brenda Partisë Demokratike të Shqipërisë. Zogaj kujtoi gjithashtu raste të mëparshme të kontestimit të zgjedhjeve, duke përmendur vitin 1996 dhe 2001, kur sipas tij ndërhyrjet dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve vunë në pikëpyetje procesin zgjedhor dhe menaxhimin e rezultateve. “Me rikandidimin e Sali Berishës nuk ka garë, ngjarja demokratike në PD fillon kur Sali Berisha të hiqet mënjanë. Përpjekja që u bë në rastin e Rithemelimit rezulton e shkelur në 3 pikat kryesore. Ata vunë statut që kryetari i partisë që humbet zgjedhjet largohet, “ pa por”, “pa si”, jep dorëheqjen dhe nuk është më kryetarë....
Burimi:
javanews.al