Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

Zogaj: Devijim i akuzës dhe arsyes për të cilën është ngritur Specialja, UÇK në shënjestër

Në studion e emisionit Trialog në RTSh1, moderuar nga Alba Alishani, analisti Preç Zogaj komentoi procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe zhvillimet që lidhen me të. Zogaj e cilësoi fjalën përfundimtare të të akuzuarve si prekëse dhe përmbledhëse të gjithë historisë së tyre, duke theksuar se ajo lidhej ngushtë me raportin me Kosovën gjatë periudhës së gjenocidit serb të udhëhequr nga Slobodan Miloshevic. Sipas tij, kauza e Kosovës i shtyu ata të rroknin armët, ndërsa lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e paraprirë nga dekada rezistence paqësore e udhëhequr nga Ibrahim Rugova. “Fjala e tyre ishte prekëse, fjala përfundimtare e të gjithë procesit ishte koncize, ishte përmbledhur gjithçka që ka të bëjë me jetën e tyre, për marrëdhënien e tyre me Kosovën e...