Zgjedhjet për Presidentin e ri, Kurti takohet me liderin e PDK

Zgjedhjet për Presidentin e ri, Kurti takohet me liderin e PDK

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua të dielën vonë me liderin e partisë kryesore opozitare në vend, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në atë që duket të jetë fillimi i përpjekjeve të tij për të arritur një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, për t’i shmangur një palë zgjedhje të tjera të parakohshme. Kosova duhet të ketë president të ri më së largu deri më 4 mars, sipas ligjeve, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i mbaron mandati në fillim të prillit. Osmani po e kërkon edhe një mandat të dytë pesëvjeçar, por ajo nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme për t’u rizgjedhur. Deri tani nuk është paraqitur apo përmendur ndonjë kandidat tjetër i mundshëm për president. Kurti –...