Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja 17.84% deri në orën 13:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se pjesëmarrja në zgjedhjet e parakohshme parlamentare ka arritur 17.84% deri në orën 13:00. Pjesëmarrja vazhdon të rritet gjatë ditës, me Ranillugën që prin me 33.28%, ndërsa Leposaviqi ka pjesëmarrjen më të ulët prej 1.57%. Në kryeqytetin Prishtinë, deri në orën 13:00, kanë votuar 21.51% e qytetarëve me të drejtë vote. KQZ-ja gjithashtu raportoi për disa probleme me energjinë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan, por këto janë zgjidhur më pas. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu shpresën se rezultatet do të mundësojnë formimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e Qeverisë së re sa më shpejt. Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 1.999.024 qytetarë, dhe qendrat e votimit...