Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen votat e diasporës, LVV kryeson me mbi 72%
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë ka përfunduar numërimi i mbi 27 mijë votave të dërguara me postë nga diaspora për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Të dhënat e publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tregojnë se Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm këtë proces. Ajo ka marrë 72.20 për qind të votave me postë, ose mbi 19 mijë vota. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, sqaroi se ky nuk është ende numërimi përfundimtar i votave nga jashtë vendit. Sipas tij, më 2 dhe 5 janar janë tërhequr pako të tjera me fletëvotime që do të futen në proces. Janë rreth 20 mijë pako që pritet të numërohen shumë shpejt, pas verifikimit. Nga votat me postë të numëruara deri tani, LDK ka marrë 10.15 për qind, ndërsa...
Burimi:
javanews.al