Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

Zgjedhjet në Kosovë, analisti: Pas orës 19:00 do jemi pak të habitur…

Pas 9 muajsh krizë, Kosova i drejtohet këtë të diel, më 28 dhjetor, kutive të votimit, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Analisti Lutfi Bilalli, në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Prishtinë, thotë se vota e qytetarëve do të jetë një përgjigje për këtë krizë. Sipas tij, pas orës 19:00, kur mbyllet zyrtarisht orari i votimeve, do të ketë surpriza… “Mendoj se pas orës 19:00 do të jemi pak të habitur, nuk po hyj më tutje. Legjitimiteti, ose amnistia për njërën palë apo tjetrën, do të jetë një sfidë që do të merren pas zgjedhjeve subjektet politike. Kemi hyrë në fazën që të ndërtohet diçka e re, duhet të prishet e vjetra. Mendoj se do të kemi shumë surpriza. Mendoj se kemi probleme të...