Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Zgjedhjet e parakohshme/ Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar në përfaqësitë diplomatike të Kosovës
Mbi 7 mijë qytetarë kanë votuar deri në orën 13:00, në zgjedhjet e parakohshme që po zhvillohen këtë të shtunë në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Ndërsa deri në orën 09:00, patën votuar mbi 1 mijë qytetarë, të paktën sipas shifrave të bëra me dije nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve. Votimi ka filluar në orën 07:00 të mëngjesit, sipas orës lokale në vendet ku janë të vendosura ambasadat dhe konsullatat e Kosovës. Deri më tani procesi ka rezultuar pa probleme. Votimi po zhvillohet në gjithsej 29 ambasada dhe konsullata të Kosovës, të shtrira në 18 shtete të ndryshme të botës.