Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, partitë politike në Kosovë nisën sot zyrtarisht fushatën

Zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, partitë politike në Kosovë nisën sot zyrtarisht fushatën

Subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit e nisin sot, 17 dhjetor, fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 dhjetorit. Edhe pse nis të mërkurën, partitë tashmë kanë mbajtur tubime me simpatizantë e kanë nisur të premtojnë miliarda. Në prezantim të programeve fillestare, në tubimet e para, partitë kanë nisur të premtojnë rritje të pagave e shpërndarje të qindra miliona eurove. Subjekti që doli i pari në zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, tubimin e parë të madh e mbajti të hënën në Prizren, ku i prezantoi kandidatët për deputet. Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se prioritet për katërvjeçarin e ardhshëm do të jetë sërish siguria. E të martën LVV-ja së bashku me partnerët...