Zgjedhja e Presidentit të ri, Kurti takon sot Abdixhikun
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pritet të takohet të hënën me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Lumir Abdixhiku, për të diskutuar për pozitën e presidentit të vendit. Ora e takimit nuk është bërë ende e ditur. Abdixhiku e ka thënë disa herë se duhet arritur marrëveshje në mënyrë që partia të cilën ai e udhëheq, LDK-ja, të jetë në sallë kur të votohet për këtë çështje. Kjo parti ia pati bërë kuorumin presidentes aktuale, Vjosa Osmani kur e ka fituar mandatin e parë, në prill të vitit 2021. Osmanit i skadon mandati 4 prill dhe afati i fundit për votimin e figurës që do ta ketë mandatin e ri është 4 marsi. Çështjen e presidentit, Kurti e ka diskutuar të dielën edhe me...
Burimi:
vizionplus.tv