Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

Zgjedhja e Presidentit, Kurti: Shkurti vendimtar për raportet me opozitën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është treguar sërish i hapur për bashkëpunim me opozitën për kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe zgjedhjen e Presidentit të ri. Sa i përket zgjedhjes së Presidentit, Kurti konfirmoi komunikimin me Presidenten Vjosa Osmani, por sqaroi se ky proces vjen vetëm pas përmbushjes së disa hapave institucionalë. Ai përmendi certifikimin e rezultatit, formimin e institucioneve të reja dhe kalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare para se të fillojnë të merren me çështjen e Presidentit. “Për formimin e qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend, prej marrëveshjeve ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja e presidentit, ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Por, nga ana jonë gatishmëria dhe interesimi ekziston....