Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

Zgjedhja e presidentit, Kosova sërish në zgjedhje?

Ndonëse procesi i certifikimit të rezultateve po zvarritet, ende mbetet e paqartë nëse vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. Pas certifikimit të rezultateve, fillimisht pritet formimi i Kuvendit dhe më pas i qeverisë. E nëse një gjë e tillë nuk ndodh deri më 4 mars, kur edhe duhet të zgjidhet presidenti i ri, atëherë vendi automatikisht shkon në zgjedhje. Analisti politik Afrim Kasolli vlerësoi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mund ta çojë vendin në zgjedhje për shkak të zotimeve ndërkombëtare që ka marrë Kosova. Sipas tij, çështja e zgjedhjes së presidentit mund të përdoret si pretekst për të justifikuar shkuarjen në zgjedhje. Në aspektin e deklarimeve publike, sipas tij, subjektet politike kanë shprehur gatishmëri për të kërkuar një emër konsensual për pozitën e...