“Zëvendësi im u bë ambasador në Serbi”, Walker: Ai koordinohej me Beogradin, kam patur probleme me të
Ish-diplomati amerikan William Walker, në një intervistë direkte me studion e emisionit “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, tregoi për tensionet që pati me zëvendësin e tij francez gjatë misionit në Kosovë, i cili më pas u emërua ambasador i Francës në Serbi. Sipas Walker, zëvendësi i tij kishte një qasje të ndryshme për situatën në terren dhe shpesh koordinohej me autoritetet në Beograd. “Me zëvendësin tim francez kam pasur problem. Ai koordinohej me Beogradin dhe më pas u bë ambasador i Francës në Beograd. Ai mendonte që unë po tejkaloja rolin tim duke folur hapur, duke ngritur zërin,” u shpreh Walker. Ai tregoi edhe një incident që lidhej me një deklaratë të raportuar në media, pas një vizite të zëvendësit të...
Burimi:
javanews.al