Zbulohen detajet/ Ja si ndodhi tragjedia ku humbën jetën 3 shqiptarë në Vjenë
Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në Vjenë ka marrë jetën e katër punëtorëve shqiptarë, duke tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në diasporë, por edhe opinionin publik në Austri. Ngjarja tragjike ndodhi në lagjen Alsergrund, ku një shembje e skelave gjatë procesit të betonimit u kthye në një katastrofë me pasoja fatale. Sipas autoriteteve austriake dhe raportimeve mediatike, gjithçka ndodhi pas një problemi teknik me strukturën e skelave, që çoi në shembjen e kallëpeve dhe rrëzimin e materialeve ndërtimore mbi punëtorët. Në momentin e aksidentit, disa prej tyre u mbuluan nga rrënojat dhe nga betoni ende i lëngshëm, duke e bërë ndërhyrjen e shërbimeve të emergjencës jashtëzakonisht të vështirë. Zjarrfikësit e Vjenës ndërhynë me një operacion të gjerë shpëtimi, i cili u përball...
Burimi:
ntv.al