William Walker: Ja pse prokurorët duan që gjyqi i UÇK të mos përfundojë kurrë
Ish-diplomati amerikan William Walker ka kritikuar procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke e cilësuar atë të tejzgjatur dhe problematik nga pikëpamja e drejtësisë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se gjyqi ka zgjatur mbi 10 vite dhe është shoqëruar me rotacion të shumtë juristësh, prokurorësh dhe gjyqtarësh ndërkombëtarë. Sipas tij kushtet komode të jetesës në Hagë, pagat e larta dhe përfitimet shtesë mund të kenë ndikuar në zvarritjen e procesit, duke shtuar se disa prej zyrtarëve nuk kanë pasur interes që gjyqi të mbyllet shpejt. “Gjyqi në Hagë po zhvillohet për 10 vite. Numri i juristëve, gjyqtarëve, prokurorëve ndërkombëtarë janë përfshirë dhe kanë ikur nga Haga mbas një periudhe kohore që kanë qenë aty. Shumë prej...
Burimi:
javanews.al