Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Vuçiç: Nuk kam hequr dorë kurrë nga Kosova dhe as nuk do ta heq dorë prej saj
Serbia do të vazhdojë politikën e saj të neutralitetit ushtarak, duke ruajtur paqen në rajon dhe në botë, duke iu përmbajtur Kartës dhe rezolutave të OKB-së, jo vetëm për çështjen e Kosovës, por edhe për të gjitha krizat e tjera në botë, theksoi Presidenti serb Aleksandar Vuçiç në konferencën e tij vjetore për shtyp. Ai tha se kurrë nuk ka hequr dorë nga Kosova dhe as nuk do ta bëjë këtë. “Nuk kam hequr dorë kurrë dhe kurrë nuk do të heq dorë nga Kosova”, tha Vuçiç sonte në përgjigje të pretendimeve të Sonja Biserkos se ai hoqi dorë nga Kosova, por po e përdorte atë për qëllime politike. Vuçiç kujtoi se Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008, se një vit më vonë vendet më...