Vuçiç kërkon mëshirë nga Putini/ Lojtari i madh global gjendet në hall të madh

Vuçiç kërkon mëshirë nga Putini/ Lojtari i madh global gjendet në hall të madh

Politika e jashtme serbe udhëhiqet nga një njeri: Aleksandar Vuçiq, Presidenti i Serbisë. Qeveria serbe është vetëm një vëzhgues i heshtur i marrëveshjeve diplomatike dhe marrëveshjeve të biznesit me vendet individuale. Kjo është gjithashtu arsyeja pse kjo politikë shënohet nga improvizime dhe agjenda personale e Presidentit të Serbisë.Komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiq i vlerëson arritjet e politikës së jashtme serbe si një fiasko:“Aleksandar Vuçiq ende i përmbahet politikës së katër karrigeve të politikës së jashtme, e cila që atëherë është bërë mjaft e paqëndrueshme, veçanërisht pas luftës në Ukrainë. Nuk ka më vend për katër karrige, por Vuçiq, në ambicien e tij megalomane, mendon se është një lojtar i madh global, gjë që në fund të fundit çoi në faktin se Serbia nuk...