VUÇIÇ FLET PER PAVARESINE E KOSOVES
Në 18-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës ka bërë një deklaratë edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Në një intervistë të dhënë për mediat serbe gjatë një vizite në Indi, Vuçiç tha se “Kutia e Pandorës” e padrejtësisë dhe shkatërrimit të shteteve sovrane u hap me njohjen e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”. “Është mirë të analizohet pas 18 vitesh se sa katastrofike ishin pasojat, jo vetëm për Serbinë, jo vetëm për rajonin, por edhe për Evropën dhe botën ato vendime tepër të gabuara. Si NATO, ashtu edhe Evropa dhe Amerika në vitin 2008 dhe sigurisht edhe në vitin 1999… me vendimin e të fuqishmëve, të cilët në atë kohë as nuk interesoheshin dhe për të drejtën ndërkombëtare. Ata mendonin se ishin të gjithëpushtetshëm...
Burimi:
ntv.al