Vritet në Gjakovë xhaxhai i ish-finalistes së Big Brother Vip Kosova, në kërkim pronari i një lokali
Një 38-vjeçar është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit në Gjakovë. Viktima është Rasim Binakaj, xhaxhai i ish-finalistes së “Big Brother VIP Kosova 4”, Elijona Binakaj. Sipas Policisë së Kosovës, të shtënat ndodhën rreth orës 05:30 në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, ku dy persona u qëlluan me armë zjarri. Rasim Binakaj ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër u dërgua për trajtim mjekësor. Policia bëri të ditur se po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e një personi të dyshuar, Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place”, ku dyshohet se ka nisur konflikti. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë gëzhoja dhe një mjet të mprehtë. Prokuroria e ka klasifikuar rastin si “vrasje e...
Burimi:
javanews.al