Vrau klientin në lokal, vetëdorëzohet autori
Është vetëdorëzuar në Polici i dyshuari për vrasjen e një personi në Gjakovë dhe plagosjen e një tjetri, konfirmuan nga Policia e Kosovës. Vrasja në Gjakovë ndodhi mëngjesin e 16 marsit dhe Policia dhe Prokuroria njoftuan më pas se kishin identifikuar dhe ishin në kërkim të autorit të dyshuar. Vlera Krasniqi, zyrtare për informim në drejtorinë rajonale të Policisë në Gjakovë tha se i dyshuari është vetëdorëzuar në orët e mbrëmjes të së hënës në Policinë e Gjakovës. Nga Policia thanë se vrasja ndodhi pas një konflikti, kur mbeti i plagosur me armë zjarri edhe një person tjetër. Më herët gjatë ditës, zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, tha se “në orën 05:30 të 16 marsit mori informacion se dy persona të moshës madhore ishin qëlluar...
Burimi:
vizionplus.tv