Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Vrasjet e shqiptarëve nga banda serbe “Roja e Urës”, Mitrovica përkujtonin 4 shkurtin

Disa muaj pas përfundimit të luftës, kur për shqiptarët kishte rikthyer shpresën për të jetuar të lirë në Kosovë, qytetarët e Mitrovicës u përballën me vrasje dhe dëbime masive. Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, banda kriminale serbe e njohur si “Rojat e Urës” nisi sulmet ndaj shqiptarëve që jetonin në veri të urës së Ibrit. Luan Abrashi, atëherë 13-vjeçar, u bë dëshmitar i vrasjes së të ëmës, Sebihasë. “Ka qenë e organizuar shumë mirë nga ana e strukturave serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve. Ka qenë një natë e tmerrshme, realisht vrasjet janë bërë pa dallim gjinie, pa dallim moshe, në mënyrën më barbare, me bomba dhe armë të ftohta”, tha Luan Abrashi. Që prej 26 vjetësh, ai bashkë me...