Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

Vrasja e Liridonës- Avokati: Familjarët e kanë të vështirë të dëgjojnë dëshmitë e Murselit

U mbajt të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë seanca për vrasjen e Liridona Ademajt. Të akuzuar për këtë çështje janë bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla. Gjatë seancës gjyqësore në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Naim Murseli mohoi çdo përfshirje në vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj, duke theksuar se gjatë 11 viteve të martesës kishin pasur marrëdhënie të mira dhe një jetë të lumtur familjare. “Ju betohem në dy fëmijët e mi që nuk kam qenë në makinë kur është vrarë Liridona Ademaj. Kam qenë së paku 20 metra larg, as unë dhe as fëmijët,” u shpreh ai para trupit gjykues, duke e mbështetur mbrojtjen e tij me betimin për fëmijët. Çështja e vrasjes së Liridona Ademajt...