Von Cramon: Para se të flasim për veto duhet të ndodhin shumë gjëra, Serbia është shumë larg BE’së

Von Cramon: Para se të flasim për veto duhet të ndodhin shumë gjëra, Serbia është shumë larg BE’së

Ish raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, përmes një postimi në rrjetin social ‘’X’’, ka vlerësuar se Serbia është ‘’shumë larg’’ anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Von Cramon, ka shtuar edhe se, me përjashtim të Bjellorusisë e Azerbajxhanit, asnjë vend tjetër vend tjetër s’është më larg anëtarësimit në BE se sa Serbia. ‘’Para se të flasim, në rastin e Serbisë, për anëtarësim apo për opsion vetoje, duhet të ndodhin ende shumë, shumë gjëra. Serbia aktualisht është shume larg nga anëtarësimi real” – ka deklaruar Cramon Këto komente, ajo i ka bërë në një replikë me gazetarin e gazetës gjermane “FAZ” Michael Martens, i cili ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë ‘’mesazh’’ se Serbia do të ishte e gatshme që të...