Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti
Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka një emër për president të ri, ndërsa kandidatura e Vjosa Osmanit nuk po arrin të sigurojë mbështetje të mjaftueshme. Një ditë më herët, kryeministri Albin Kurti deklaroi se është e kotë të propozohet kandidat, përderisa nuk janë të siguruara 80 votat e nevojshme në Kuvend. Analistët vlerësojnë se Kurti mund të mos e mbështesë Osmanin për shkak të qëndrimeve të ndryshme që presidentja ka mbajtur herë pas here për çështje të caktuara. “Ky anim më tepër nga Edi Rama sesa nga Albin Kurti në momente të caktuara, akuzat dhe konstatimet e saj se pa rolin e saj dikush do të ishte në listën e zezë, si dhe fakti që pikërisht në kulmin kur LVV kartën kryesore politike e kishte suksesin...
Burimi:
javanews.al